Vdekjet dhe lëndimet në vendin e punës raportohen ndryshe nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, e ndryshe nga Inspektorati Qendror i Punës.
E para pohon se numri i personave që humbën jetën në vendin e punës, vetëm gjatë vitit 2025 është 32, ndërkaq rreth 2 mijë i atyre që u lënduan.
Ndërkaq, Inspektorati i Punës raporton numër gati përgjysmë më të ulët. Në një përgjigje për Kiks Kosovën, nga ky institucion pohojnë se ndërtimtaria vazhdon të jetë sektori më i pasigurt i punës.
Mirëpo, Sindikata dhe Inspektorati janë të një fjale se ndër shkaktarët e vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës është mungesa e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme në punë.
Barrë e madhe për punëtorët mbetet mungesa e sistemit të sigurimeve shëndetësore, si pasojë e të cilës, ata detyrohen t’i mbulojnë vetë shpenzimet e shërimit të tyre.
