Në fshatin Dol të Gjakovës është bërë zbulimi i bustit të plakut të urtë, Anton Çeta, në oborrin e shkollës që mban emrin e tij.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë banorë të shumtë të zonës, stafi arsimor, intelektualë nga Gjakova, si dhe bashkëpunëtorë të dikurshëm të figurës së pajtimit të gjaqeve.

Fjalë rasti mbajti edhe vajza e tij, e cila u shpreh se ky moment është i rëndësishëm dhe plot krenari për familjen.