Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit në Ferizaj, u kapën me 17.9 kg heroinë

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 16:52
30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit në Ferizaj, u kapën me 17.9 kg heroinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj A.D., M.B., S.Sh., dhe M.Sh.. Të njëjtit u arrestuan ditë më parë nga një operacion kundër narkotikëve ku u sekuestruan rreth 17.9 kg heroinë. Operacioni ishte zhvilluar në komunën e Ferizajt

Të arrestuar dyshohen për pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge.

Komunikata e plotë:

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve A.D., M.B., S.Sh., dhe M.Sh.

Prishtinë, 16 Prill 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve A.D., M.B., S. Sh., dhe M.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.D., M.B., S. Sh. dhe M.Sh, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate pasi që, ekziston rrezik real që të pandehurit t’i shmangen procedurës penale dhe të mos i përgjigjen organeve të drejtësisë. Gjykata konsideron se natyra e veprave penale për të cilat të pandehurit dyshohen, mënyra e organizuar e kryerjes së tyre, shtrirja ndërkufitare e aktivitetit të dyshuar kriminal, sasia e madhe e lëndës narkotike të sekuestruar dhe fakti se hetimet janë ende në zhvillim dhe përfshijnë analizimin e provave materiale, tregojnë se asnjë masë më e butë nuk do të ishte e aftë të neutralizonte rreziqet konkrete që ekzistojnë në këtë fazë të procedurës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 12:41https://klankosova.tv/keta-jane-te-arrestuarit-e-bandes-krasniqi-per-kontrabandim-me-njerez/#:~:text=K%C3%ABta%20jan%C3%AB%20t%C3%AB%20arrestuarit%20e%20Band%C3%ABs%20Krasniqi%20p%C3%ABr%20kontrabandim%20me%20njer%C3%ABz
  • 12:40Ambasada: Shpërbëhet Banda Krasniqi e kontrabandimit të njerëzve pas presionit të sanksioneve nga Britania
  • 12:14PK del me detaje, këto janë arsyet që e përjashtuan dhëndërrin e Thaçit nga puna
  • 12:10Aksident trafiku në Krushë të Madhe: Përplasen dy vetura, Policia në vendngjarje
  • 12:01Kurti zbulon ofertën e tij më të mirë për Abdixhikun: Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri