Daut Haradinaj ka reaguar në 28 vjetorin e daljes së parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka kujtuar Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin teksa shprehu mungesën e tyre në këtë ditë madhështore.

“Sot kur shënojmë me krenari kryefesten e trefishtë, kemi mungesën e madhe të dëshmorit të pashoq Mujë Krasniqit, dhe Rexhep Selimit që përballet me padrejtësi. Lavdi Mujës edhe të gjithë dëshmorëve ndër shekuj. Liri çlirimtarëve!”, tha Haradinaj.