Më 19 korrik të vitit 1998, forcat serbe ndërmorën një ofensivë të gjerë në Rahovec, gjatë së cilës u vranë dhe u plagosën shumë civilë shqiptarë.
Një nga krimet më të rënda u krye në Teqen e Sheh Myhedinit, ku ishin strehuar gra, fëmijë dhe të moshuar. Forcat serbe hynë në këtë institucion fetar dhe masakruan shumë prej civilëve që kishin kërkuar mbrojtje aty.
Në vendin e njohur si “Tuba” u gjetën të vrarë dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar. Gjatë ofensivës në Rahovec u regjistruan rreth 150 persona të vrarë.
