Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

26-vjetori i Policisë së Kosovës, mbahen gara të gjuajtjes me armë zjarri në poligon të hapur

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 19:58
26-vjetori i Policisë së Kosovës, mbahen gara të gjuajtjes me armë zjarri në poligon të hapur

Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar garat në gjuajtje me armë zjarri, në poligonin e hapur në Cërnushë të Mitrovicës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo ishte në kuadër të aktiviteteve sportive të planifikuara me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Policisë së Kosovës.

Në këto gara pjesëmarrës ishin tetë ekipe policore nga departamente dhe drejtoritë të ndryshme, të përfaqësuara me nga tre garues.

Policia thekson se garat u zhvilluan në disiplinat ekipore dhe individuale, duke pasqyruar nivel të lartë profesional, disiplinë dhe frymë sportive.

“Vendi i parë është për Departamentin e Njësive Speciale, vendi i dytë është i Drejtorisë Rajonale Pejë dhe vendi i tretë i takon Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (DNJNSH)”, thuhet në njoftim në pjesën e rezultateve grupore.

Ndërsa për rezultatet individuale, Policia përmendi: “Ardian Dvorani nga Departamenti i Njësive Speciale në vendin e parë, në vendin e dytë është Bledian Hajdari – DRP Prizren, si dhe në vendin e tretë është Arlind Xhokli – DRP Ferizaj.”

Më shumë nga Lajme

  • 19:19Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Emshir të Prishtinës
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:11“Më etiketon me formulime fyese”, Tahiri kërkon nga Halil Geci ta largojë postimin për të: Përndryshe, çështjen do ta dërgoj në gjykatë
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren