Policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës së kaluar nga 06 -12.07.2026, ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 26 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ:
“Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.
Llojet e kundërvajtjeve:
– Drejtimi i motoçikletës pa patentëshoferi – 15 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim – 3 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 2 gjoba
