Mbrojtja e Kadri Veselit ka hedhur poshtë pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë që e lidh atë me veprat penale që pretendohen në aktakuzë.
“ZPS nuk mund të thotë që 2 plus 2 bëjnë pesë. Megjithatë, ndonëse ata e mohojnë të vërtetën, e vërteta është mungesa e provave që pretendojnë përfshirjen e Veselit në veprime kriminale”, tha avokati gjatë seancës së sotme.
“Mungesa e provave, natyra rrethanore e argumenteve të ZPS-së dhe sjellja e jashtëzakonshme e prokurorisë tregojnë se nuk ka asnjë argument kundër Veselit”, tha avokati.
Mbrojtja paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i kundërpërgjigjet në detaje pretendimeve të prokurorisë.
“Do t’i zbërthej në hollësi parashtrimet e ZPS-së, me paragrafë dhe do të sjellë shembuj konkretë të deklaratave të pabazuara. Do t’u përgjigjem argumenteve të prokurorisë të hënën dhe të martën. Nuk ekziston asnjë provë e dorës së parë që tregon përfshirjen e Veselit në veprat penale që pretendohet se ka kryer”, theksoi avokati, njofton Klankosova.tv.
