Shqipëria po kalon një situatë shqetësuese sa i përket zjarreve të cilat kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit, ku 21 vatra aktive janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Në total janë 16 bashki në të cilën është vepruar dhe po punohet me flakët, një pjesë vatrave të cilat dyshohen se janë shkaktuar nga dora e njeriut.
Në Bulqizë zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara, ku më tepër se 20 persona punuan për shuarjen e flakëve.
Në Lurë po ashtu situata ishte e njëjtë, ku një pjesë e parkut kombëtar u përfshi nga flakët, ku u dogj një zonë pyjore.