Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

20 vjet burg për 45-vjeçarin nga Kosova që vrau ish-partneren në Zvicër

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 19:20
20 vjet burg për 45-vjeçarin nga Kosova që vrau ish-partneren në Zvicër

Një 45-vjeçar nga Kosova është dënuar me 20 vjet burgim nga Gjykata Penale e Veveyt, në kantonin Vaud të Zvicrës, pasi u shpall fajtor për vrasjen e ish-partneres së tij në maj të vitit 2023. Gjykata e cilësoi veprën si një krim të rëndë, duke theksuar dhunën ekstreme dhe përbuzjen e treguar ndaj viktimës.

Ngjarja kishte ndodhur në maj të vitit 2023, në një banesë në Vevey. Viktima, nënë e katër fëmijëve, përfshirë edhe një vajzë të përbashkët me të akuzuarin, kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies me 45-vjeçarin. Sipas vendimit të gjykatës, burri nuk e kishte pranuar ndarjen dhe e kishte sulmuar atë me thikë disa herë, para se të largohej nga vendi i ngjarjes dhe më pas të dorëzohej te autoritetet në Thun.

Gjatë procesit gjyqësor, i dënuari kishte mohuar se e kishte planifikuar vrasjen dhe kishte deklaruar se nuk i kujtonte detajet e ngjarjes. Ai kishte pretenduar se kishte reaguar në një moment zemërimi pas një konflikti me partneren e tij, shkruan gazeta “Le Matin“

Por gjykata nuk e pranoi këtë version. Trupi gjykues vlerësoi se ai kishte përgatitur aktin disa ditë më herët dhe se motivi lidhej me refuzimin e tij për të pranuar ndarjen dhe humbjen e kontrollit mbi partneren.

Gjykatësit e përshkruan fajësinë e tij si “jashtëzakonisht të rëndë”, ndërsa e cilësuan krimin si “të neveritshëm”. Sipas tyre, dhuna e ushtruar ndaj viktimës tregonte një “përbuzje totale” ndaj saj.

Përveç dënimit me 20 vjet burgim për vrasje të rëndë, gjykata ka vendosur edhe një masë terapeutike në një institucion të mbyllur. Kjo masë mund të ndikojë në zgjatjen e qëndrimit të tij në burg edhe pas përfundimit të dënimit, potencialisht përtej vitit 2046, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike për internim të përhershëm, pasi një ekspertizë psikiatrike kishte konstatuar një ulje të lehtë të përgjegjësisë penale për shkak të një çrregullimi mendor

BURGIM

Më shumë nga Lajme

  • 21:18E dhimbshme: Pas një sëmundje, vdes ushtari i UÇK-së, Afrim Mehmetaj
  • 21:18Kriza për presidentin, analistët: Ose kompromis, ose zgjedhje të reja
  • 21:17Nga Llapi përcillet mesazhi për lirinë e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 21:07Salihu: Kërcënimet ndaj Daut Haradinajt janë sulm ndaj dinjitetit dhe shtetësisë së Kosovës
  • 20:5098 ditë protestë në Shqipëri- Qytetarët mblidhen sërish në shesh!