Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu deklaroi se projekti i filluar për asfaltimin e pothuajse të gjitha rrugëve lokale dhe rrugicave, tanimë ka arritur në fazën përfundimtare, shkruan Demos.
Ai shtoi se 12 tetori do të jetë festë e madhe, sepse junikasit nuk do të tolerojnë interesat personale të disa personave të dominojnë ndaj interesit të përgjithshëm të Junikut.
“Të dashur junikas,
Projekti i filluar për asfaltimin e pothuajse të gjitha rrugëve lokale dhe rrugicave, tanimë ka arritur në fazën përfundimtare. Gjatë ditëve në vijim do të përfundohen edhe rrugët e mbetura dhe përfundimisht në Junik të gjitha rrugët lokale dhe rrugicat do të jenë të asfaltuara.
Infrastruktura rrugore është parakusht për lëvizjen e njërëzve dhe mallërave por edhe për zhvillimin ekonomiko social. Këto punë ka qenë dashur të realizohen para më shumë se 12 viteve kur dikush tjetër ka qenë në pushtet. Megjithatë gjatë mandatit tonë të parë e realizuam edhe këtë projekt mjaft të rëndësishëm për junikasit.
