Presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart përkushtimin dhe gatishmërinë e kadetëve për t’i shërbyer vendit me nder dhe përkushtim.

“Nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbehet atdheut me zemër, betim dhe uniformë. Kjo ceremoni nuk shënon vetëm fundin e një etape, por fillimin e një përgjegjësie të shenjtë për ju”, tha presidentja Osmani.

Ajo theksoi historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës, duke e lidhur rolin e FSK-së me trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.