Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

17-vjeçari s’i ndalet Policisë në Ferizaj, shkakton aksident – gjobitet tri herë dhe dërgohet në gjykatë

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 11:40
17-vjeçari s’i ndalet Policisë në Ferizaj, shkakton aksident – gjobitet tri herë dhe dërgohet në gjykatë

Një 17-vjeçar ka bërë ‘hallakamë’ në Ferizaj, ku siç njofton Policia, i riu, E.A., nuk iu ndal urdhrit të policisë dhe më pas shkaktoi një aksident me dëme materiale.

“Më datë 05.01.2026, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, personi E.A. (17 vjeç), duke lëvizur me automjetin VW Golf me targa vendore, nuk është ndalur në shenjën ‘STOP’ të dhënë nga policia. Më pas, duke vazhduar lëvizjen, në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, duke u përplasur me një automjet tjetër,” bëri të ditur Policia e Ferizajt.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, policia ka konstatuar se i dyshuari nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa automjeti që drejtonte ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13.10.2024.

Ai është gjobitur me:

150 euro për mosndalje në shenjën ‘STOP’ të policisë;

250 euro për shkaktim të aksidentit të trafikut;

200 euro për drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit.

Gjithashtu, është inicuar rast për gjykatë për kundërvajtje për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë qytetarët që të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion,” thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 13:29Ra nga terasa e katit të gjashtë në Pejë, QKUK: E mitura është në gjendje të rëndë
  • 13:10Nga 1 shtatori, parafillorët në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur mësimi
  • 13:08Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar
  • 12:53IKShPK: 147 raste të fruthit në Kosovë, 10 të reja vetëm gjatë javës së fundit
  • 12:46Dogana sekuestron mbi 2 mijë e 500 pako barnash pa banderola RKS, vlera mbi 20 mijë euro