Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

17-vjeçari e ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

GD
Gazeta Demos10 mars 2026 në 09:27
17-vjeçari e ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik.

Policia ka bërë të ditur se viktimë është SH.K, rreth 21 vjeç.

Nga informatat e para të policisë dhe veprimet hetimore në terren është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fillim të bulevardit “Ismajl Raka”, tek ura e qytetit në Kaçanik, ku viktima dyshohet se është sulmuar dhe therur me thikë nga një personi i dyshuar, J.SH., 17 vjeç.

Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Kaçanikut, më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për trajtim të mëtejshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Nga ana tjetër, 17 vjeçari, rreth orës 23:50 të së hënës është arrestuar nga policia dhe në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet dhe grumbullimin e informatave edhe për persona tjerë të implikuar në këtë rast.

Kaçanik

Më shumë nga Lajme

  • 14:18Kurti vizitoi shkollën në Bronx, aplikohet programi akademik dygjuhësh anglisht-shqip
  • 14:17Sherifi: Protestat shprehin revoltën, institucionet, pozitë dhe opozitë, duhet ta bëjnë betejën!
  • 14:06Pas 27 vitesh, identifikohen tre veprimtarë, reagon Haziri: Shpirtrat e tyre bëjnë dritë në Republikën për të cilën u flijuan
  • 13:55Hyri me disa të tjerë për të vjedhur në një banesë në Itali, pronari vret shqiptarin
  • 13:17Pamje të papara: Si fëmijë marshonte me Thaçin, sot Çlirimi marshon për të dhe shokët e tij