Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

17 vila janë rrënuar deri më tani përreth Ujmanit

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 14:01
17 vila janë rrënuar deri më tani përreth Ujmanit

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se deri më tani përreth Liqenit të Ujmanit janë rrënuar 17 objekte.

Pacolli ka shkruar se ky aksion do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

“Vazhdon rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike në Ujman. Deri tash janë rrënuar 17 objekte/villa përreth Liqenit të Ujmanit. Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, ka shkruar në Facebook.

Përfaqësues të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës të enjten rrënuan hotelin “Jezero” në pronën e kësaj ndërmarrje, përreth Liqenit të Ujmanit.

Ditë më parë, u rrënuan 11 vila të ngritura po ashtu ilegalisht në zonën e Ujmanit. Edhe ai veprim u mor me kërkesë të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, në pronën e së cilës u ngritën objektet.

Më shumë nga Lajme

  • 17:49Bekim Çollaku: I gjithë stafi në Presidencë kemi qarë kur i është ngritur aktakuza Hashim Thaçit
  • 17:44Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit  të Policisë së Kosovës
  • 17:42Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh
  • 17:14Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi nga institucionet
  • 17:06Dita e nëntë e protestës, bllokohet rruga para stacionit policor