Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

15 vjet nga rënia e Enver Zymberit, polici që u bë Hero i Kosovës

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 08:30
15 vjet nga rënia e Enver Zymberit, polici që u bë Hero i Kosovës

Sot shënohen 15 vjet nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), i cili do të mbetej një nga momentet më të rëndësishme në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri të vendit.

Mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, pjesëtarët e ROSU-së u nisën drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, me qëllim marrjen nën kontroll të tyre dhe vendosjen e rendit institucional në këto pika kufitare.

Por aksioni u përball me rezistencë nga strukturat ilegale serbe në veri. Gjatë përleshjeve, polici i Njësisë Speciale, Enver Zymberi, u qëllua për vdekje, duke rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në territorin e Republikës së Kosovës.

Rënia e tij u kthye në simbol të përkushtimit dhe sakrificës për shtetin e Kosovës. Për trimërinë e treguar, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dekoroi Enver Zymberin me titullin “Hero i Kosovës” , me motivacionin:

“Për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Pesëmbëdhjetë vjet më pas, emri i Enver Zymberit vazhdon të kujtohet si i një polici që dha jetën në shërbim të vendit dhe u bë pjesë e historisë së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 20:38Zhbërja e Speciales, Hill: Nuk e di, po pyesni një diplomat, ajo që di është që avokatët t’i planifikojnë hapat e radhës
  • 20:11“Mijëra njerëz morën pjesë“, Retuers raporton për protestën e sotme kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 20:09E konfirmon Policia: Suspendohet zyrtari i trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin
  • 19:40Nisin hetimet ndaj Granit Xhakës nga Prokuroria në Zvicër, kjo është arsyeja
  • 19:39Oficeri i FSK’së diplomon në SHBA, përfundon një nga kurset ‘‘kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional’’