Nëntë protestues dhe katër efektivë të Policisë kanë mbërritur në Spitalin e Traumës, pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.
Sipas informacionit nga Spitali i Traumës, nga nëntë protestuesit e lënduar, njëri është shtruar në spital, ndërsa tre të tjerë kanë marrë mjekim dhe janë larguar.
Ndërkohë, nga katër efektivët e policisë që kanë marrë ndihmë mjekësore, dy kanë marrë mjekim dhe kanë lënë spitalin. Gjithashtu, në spital ka marrë ndihmë mjekësore edhe një kalimtar, i cili është lënduar si pasojë e përplasjeve.
Ndërsa në QSUT një tjetër efektiv po i nënshtrohet ekzaminimeve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë në Tiranë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.