Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

13 vjet nga Marrëveshja e Brukselit, moment kyç në dialogun Kosovë–Serbi

GD
Gazeta Demos19 prill 2026 në 08:03
13 vjet nga Marrëveshja e Brukselit, moment kyç në dialogun Kosovë–Serbi

Sot bëhen 13 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së parë të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, një dokument i rëndësishëm që synonte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Më 19 prill 2013, atëherë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, nënshkruan marrëveshjen 15-pikëshe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Marrëveshja përfshinte një sërë pikash kyçe, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, integrimin e strukturave të sigurisë dhe drejtësisë në veri në kuadër të institucioneve të Kosovës, si dhe organizimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

Dokumenti parashihte gjithashtu që të dyja palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit evropian, ndërsa me ndërmjetësimin e BE-së u krijua edhe një mekanizëm për zbatimin e marrëveshjes.

Edhe pas më shumë se një dekade, Marrëveshja e Brukselit mbetet një pikë referimi në procesin e dialogut Kosovë–Serbi, ndonëse zbatimi i saj ka qenë i shoqëruar me sfida dhe debat të vazhdueshëm politik

BE

Më shumë nga Lajme

  • 20:50Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit
  • 20:25Shkarkimi i Isufajt, Haziri: Luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal, Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet
  • 20:21Protesta te MD-ja, Çlirim Haziri: Donikë, procedo ligjin, në tavolinë e ki dinjitetin e kombit e dinjitetin tonë
  • 19:52LIVE| Mbërrijnë protestuesit, "BLINDOHET" Ministria e Drejtësisë: VOTOJENI LIGJIN
  • 19:44PAMJE DREKTE| "Votone ligjin - MARRE", protestuesit nisen te ministria e Donika Gërvallës