Kandidati i Aleancës, Durim Halilaj i cili garon me numrin 110 për deputet, ka falenderuar të gjithë mbështetësit që ia konfirmuan përkrahjen mbrëmë në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore.
Halilaj e vlerësoi mbështetjen e qytetarëve si fuqi drejt rrugën për fitore.
“Qyteti ynë sonte dha mesazhin e qartë të mobilizimit, besimit dhe mbështetjes për kryeministrin më të mirë, programin më të mirë dhe ekipin më të mirë për Kosovën. Atmosfera madhështore e hapjes së fushatës tregoi se Gjakova është zemra e kësaj fitoreje dhe se nga këtu po nisë ndryshimi që i duhet Kosovës.
Nga 1 te 110 , kjo rrugë fillon e mbaron me besimin për Kosovën dhe me krenarinë për Gjakovën!”, tha Halilaj.