Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

11 vjet nga varrimi i të vrarëve në Kumanovë

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 08:18
11 vjet nga varrimi i të vrarëve në Kumanovë

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare, para 11 vjetësh, i dhanë lamtumirën e fundit tetë kosovarëve të vrarë gjatë përleshjeve të armatosura në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Në një ceremoni të organizuar në Prishtinë, të rënët u nderuan si dëshmorë nga shoqatat e dala nga lufta, familjarë dhe pjesëtarë të ish-UÇK-së.

Pas homazheve dhe akademisë përkujtimore të mbajtur në sallën “1 Tetori”, trupat e Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Turgaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt u përcollën për në banesën e fundit në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë.

Ceremonia mortore, e zhvilluar në praninë e mijëra qytetarëve, u shoqërua nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të veshur me uniforma të UÇK-së, të cilët qëndronin pranë arkivoleve të mbuluara me flamuj kombëtarë. Në duart e tyre mbanin fotografi të të vrarëve, të paraqitur si luftëtarë të UÇK-së.

Nga Këshilli Organizativ u theksua se të vrarët në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë u nderuan si dëshmorë kombi. Megjithatë, në ceremoni munguan përfaqësuesit më të lartë shtetërorë, ndërsa morën pjesë vetëm disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Disa prej të vrarëve kishin qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë luftës të vitit 2001 në Maqedoni.

Më shumë nga Lajme

  • 18:23Ky raportohet se është personi i ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 17:31SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
  • 17:27Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 17:22Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?