Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

10 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

GD
Gazeta Demos3 gusht 2025 në 08:06
10 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Janë bërë një dekadë nga votimi i Gjykatës Speciale.

Më 3 gusht 2015-të, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara.

Me 82 vota pro, pesë kundër dhe një abstenim, iu hap rruga Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.

Kjo edhe hasi në kundërshtimin e opozitës së asaj kohe, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Derisa ka shqiptuar edhe dënime ndaj ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa, dhe pjesëtarit Pjetër Shala – Ujku.

Kurse, dënimin e tyre tashmë e kanë përfunduar ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët ishin dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim për pengim të drejtësisë.

DhSK dhe ZPS, janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Parashikimi i motit për të hënën
  • 23:51KEDS del me njoftim: Këto vende sot do të mbesin pa rrymë - shkak punimet
  • 23:25KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 23:23Më 12 gusht Europa do të përjetojë një eklips total të Diellit
  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”