Një rast i dhunës fizike është regjistruar pasditen e sotme në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë.
Fillimisht u raportua se e kishte qenë mësimdhënësi ai i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, mirëpo psikologu i kësaj shkolle, Nazim Mahmuti, ka treguar për “Zërin” versionin e tij se si ka ndodhur ngjarja në tërësi.
Ai ka thënë se kanë qenë gjithsej 10 nxënës të cilët e kanë sulmuar mësimdhënësin dhe se sipas tij, nxënësit e kanë zgjedhur pikërisht sallën e arsimtarëve, pasi që kjo sallë nuk ka kamera sigurie dhe se ata e kanë incizuar me telefon vetëm momentin e fundit kur arsimtari e godet nxënësin.
