Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak orësh në Carralevë, ku një persona ka humbur jetën si shkak i plagëve të marra pas aksidentit.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, ku tha se një person ka humbur jetën dhe se bëhet fjalë për 42-vjeçarin, Jetmir Gashi.
I ndjeri me profesion ishte kirurg vaskular, ku lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur kolegët.
Ndërsa më poshtë keni pamje nga aksidenti që i mori jetën 42- vjeçarit.