Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ky është polici nga Gjakova që dyshohet se gjuajti për qejf me armë zyrtare në Ferizaj

    24/07/2022 08:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është raportuar për nisjen e hetimeve për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, ku i përfshirë është një zyrtar policor nga Gjakova, i cili po dyshohet se gjuajti me armën zyrtare në një villë në fshatin Jezerc të Ferizajt, dje pasdite.

    Sinjali ka mësuar identitetin e policit, i cili dyshohet se për qejf shkrepi disa herë me armën e zjarrit.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për policin Etnik Shyti, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, i cili bashkë me një shok dhe dy vajza, të ndarë në çifte, shkuan te villa në Jezerc, në oborrin e së cilës dyshohet se kanë shtënë me armë.   

    Polici Shyti, sipas informacioneve të para, është paraqitur në Polici, pasi fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me miqtë e tij.

    Mësohet se arma zyrtare me të cilën po dyshohet se u gjuajt është konfiskuar nga Policia dhe pritet që së shpejti të bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes, për të mbledhur prova në lidhje me rastin.

    Prokurori i Shtetit ka autorizuar nisjen e hetimeve në drejtim të dy veprave penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

    Artikuj të ngjashëm

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Zjarrëfikësit në Skivjan të Gjakovës e shuajnë zjarrin në një stallë të bagëtive

    Të Fundit

    Policia në Prishtinë me operacion të gjerë kundër bixhozit – bien në pranga 34 persona

    Vetaksidenti në Batllavë të Podujevës, katër persona të lënduar – Policia jep detaje

    Temperaturat mbi 35°C në zyra – KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës

    Noizy arrestohet në aeroportin e Cyrihut

    “Jemi të tronditur me videot”, flet vëllai i Agonit: Për ne është vdekje e dyshimtë – kemi angazhuar avokat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.