Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ky është parakushti i Serbisë për hapjen e Urës së Ibrit

    17/09/2024 17:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka insistuar në demarkimin e kufijve kadastral si parakusht për hapjen e urës mbi lumin Ibër. 

    Petkoviq pas takimit në Bruksel ka insistuar në demarkimin në zonën e Suhodollit. 

    “Ne kërkojmë respektimin e marrëveshjes, ku insistojmë demarkimin në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviq nga Brukseli , transmeton “Kossev”. 

    Të martën është mbajtur rundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi, në nivel të kryenegociatorëve. 
    Petkoviq ka akuzuar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk ka dashur të ketë takim trepalësh. Ngjashëm Bislimi e ka akuzuar Petkoviqin se nuk deshi takim trepalësh.  

    “Ai ka refuzuar të takohet me përfaqësuesit e Beogradit, sepse ne kemi insistuar në tema si AKS-ja, shërbime postare dhe çështjet e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Paramendoni kur ai nuk do të flasë për këto gjëra të rëndësishme”, tha Petkoviq. 

    Petkoviq e Bislimi patën takime dypalëshe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. 

    Petkoviq tha se ia ka prezantuar Lajçakut masat e paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

    “Këto janë masa mbrojtëse gjithëpërfshirëse për popullin serb në Kosovë dhe masa për të ringjallur procesin e dialogut që na duhet dëshpërimisht. Vetëm përmes dialogut mund të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviq. 

    Ai po ashtu tha se ia ka dorëzuar Lajçakut “listën e të gjithë serbëve të arrestuar, të burgosurve politikë”. 

    “Edhe pse kemi pasur garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se askush që ka qenë në barrikada nuk do të arrestohet, ka ndodhur e kundërta”, tha Petkoviq. 

    Petkoviq ka thënë se sot do të ketë edhe një takim me përfaqësuesit e NATO-s lidhur me urën mbi lumin Ibër. 

    “Do të flasim për temën e urës, por nga prizmi i sigurisë, sidomos për të vënë në dukje, në një prezantim të veçantë, të gjitha rreziqet që ekzistojnë nëse Kurti fillon ta hapë urën në mënyrë të njëanshme. Kjo është e pamundur, sepse NATO është e pranishme në atë urë dhe prandaj është e rëndësishme të bisedohet me ta”, tha Petkoviq. 

    Artikuj të ngjashëm

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Të Fundit

    Avokati i Popullit nis hetimet për vdekjen e Agon Zejnullahut

    Rrezikohet paraburgim për policët e përfshirë në vdekjen e Agon Zejnullahut, nga Prokuroria japin detaje

    Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport

    Aktgjykimi i Apelit për Pjetër Shalën shpallet më 14 korrik

    Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.