Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për vrasjen e Driton Salihut, 49-vjeçar vitin e kaluar.
Gazeta Demos ka mësuar se i arrestuari është Adrian Beqiri, 30-vjeçar.
Beqiri dyshohet se bashk me Fitim Vatovcin më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të Driton Salihut, i cili ka mbetur i vdekur kurse një person tjetër ishte plagosur.
Vatovci dhe Beqiri ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar.
“Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Evlia Qelebia’. Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë. Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur”, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.
LEXO EDHE: