Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala, të enjten ishte cak i një sulmi fizik brenda këtij institucioni. Buzhala dhe bashkëpunëtori i tij u kanosën seriozisht, ndërsa Policia arriti të intervenojë dhe i dyshuari tashmë ndodhet në ndalim
I dyshuari për sulmin ndaj prokurorit Buzhala ishte ftuar të merrej në pyetje, por që ky proces nuk shkoi siç duhet, pasi i njëjti eskaloi dhe e futi veten në telashe.
Personi që po dyshohet për këtë rast është M.B, rreth 71-vjeçar.
Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari u shoqërua në stacion policor, ku u intervistua dhe më pas u dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Rastin e ka dënuar ashpër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) duke theksuar se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme./ Sinjali/