Zyra e redaksisë së portalit Veriu.info është sulmuar me gurë mbrëmjen e sotme, sipas një reagimi të pronarit të këtij mediumi.
Ai ka dënuar sulmin dhe ka theksuar se as kërcënimet e as aktet e dhunshme nuk do ta ndalin punën e tyre.
“Nëse mendoni se do të na mbyllni gojën duke na thyer xhamat, harrojeni atë punë. Ne kemi qenë dje këtu, jemi sot dhe do të vazhdojmë të jemi stoikë në qëndrimet tona edhe në të ardhmen,” ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Nese mendoni se keni me na e mshel gojen t’u na i thy xhamat, harrojeni ate pune.
Perndryshe, sonte u sulmua me gur zyrja e redaksise se portalit Veriu.info.
Ne jemi kane dje ketu, jemi sot dhe do te vazhdojme te jemi stoik ne qendrimet tona edhe ne te ardhmen
P.S.: Mos i shtini fmine me ardh me gju gur, burrat nuk e kane keshtu. Ju pres krejt bashke, e une veç vet!