Lajme

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës do të mbetet i pandryshuar edhe sot, me një litër që do të shitet për 1.61 euro.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.50 euro për litër, ndërsa gasi do të kushtojë 0.79 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe janë përcaktuar nga autoritetet kompetente në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button