Nuk ka arritur të votohet në Kuvnedin e Kosovës formimi i një Komisioni Hetimor Parlamentar për zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Dehari dhe çdo veprimi e mosveprimi të Ministrisë së Drejtësisë që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.
Siç bëri të ditur kryeparlamentari Glauk Konjufca, në votim morën pjesë vetëm 30 deputetë.
Kështu, nuk pati kuorum dhe kjo çështja pritet të diskutohet sërish në seancën e ardhshme.
“Vetëm 30 deputetë morën pjesë në votimin e këtij komisioni, nuk pati kuorum, kështu që në mungesë të kuorumit kjo bëhet pjesë e seancës së ardhshme.” , tha ai.