Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kush mund të blejë armë në Kosovë dhe si parashihen dënimet?

    12/05/2025 17:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Siguria publike në Kosovë po përballet me sfida serioze si pasojë e pranisë së lartë të armëve ilegale. Incidentet e vazhdueshme me armë zjarri kanë vënë në pah vështirësitë e shtetit në kontrollin dhe parandalimin e armëmbajtjes pa leje.

    Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, vetëm gjatë vitit të kaluar janë lëshuar mbi 10 mijë leje për mbajtje armësh. Megjithatë, situata mbetet alarmante edhe sa i përket numrit të armëve ilegale që qarkullojnë në vend, raporton Klankosova.tv.

    Ligji për Armët në Kosovë parasheh që një person fizik mund të kërkojë leje për blerje të armës nëse plotëson disa kushte, përfshirë moshën mbi 21 vjeç, aftësi të plota ligjore dhe psiko-fizike, testin teorik e praktik, si dhe të mos paraqesë rrezik për sigurinë publike.

    Aplikuesi duhet gjithashtu të jetë shtetas i Republikës së Kosovës ose banor i përhershëm me qëndrim të lejuar dhe të deklarojë arsyen për blerjen e armës.

    Edhe në rastet kur një person e posedon armën me leje, ajo mund të sekuestrohet apo konfiskohet në përputhje me ligjin në fuqi.

    Sekuestrimi nënkupton pezullim të përkohshëm, ndërsa konfiskimi është pezullim i përhershëm me vendim të formës së prerë nga gjykata ose një organ tjetër kompetent, transmeton Klankosova.tv.

    Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh masa të ashpra ndëshkimi për veprat penale që lidhen me armët.

    Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon, shet apo ndërmjetëson në tregtimin e armëve, mund të dënohet me gjobë deri në 7.500 euro dhe burgim nga 1 deri në 8 vjet.

    Nëse vepra përfshin më shumë se katër armë apo 400 fishekë, dënimi parashihet nga 1 deri në 10 vjet burgim.

    Për armëmbajtje pa leje, personat përballen me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet. Në rastet kur posedohen më shumë se katër armë ose mbi 400 fishekë, dënimi parashihet nga dy (2) deri në dhjetë (10) vjet burgim

    Artikuj të ngjashëm

    Momenti kur dëgjohen të shtënat me armë në ”Muharrem Fejzë”

    Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

    Aksioni i policisë në veri, flet vëllai i të arrestuarit për modifikim të armëve

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.