Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aksioni i policisë në veri, flet vëllai i të arrestuarit për modifikim të armëve

    08/05/2025 21:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lokali është mbyllur e lëvizjet e qytetarëve në këtë zonë janë të rralla.

    Kjo pasi që në këtë vend në veri të Mitrovicës, tash e shumë kohë, modifikoheshin armë të llojeve të ndryshme.

    E nën dyshimin se aty zhvillohej veprimtari ilegale, Policia e Kosovës të mërkurën kreu një aksion, ku një person përfundoi nën pranga.

    Brenda shtëpisë së të dyshuarit, u pa edhe një uniformë ushtarake serbe dhe pajisje për përpunim të armëve.

    Vëllai i të arrestuarit tha për Tëvë1 se nuk e di nëse vëllai i tij është marrë edhe me veprimtari ilegale.

    “Unë sa di, nuk e besoj, se kjo është dugoja për rregullimin e armëve, me qenë tergovinë me i shitë, nuk është pilar nuk besoj”, tha ai.

    Ai shtoi se me përpunimin e armëve, vëllai i tij ka punuar tash e 45 vite.

    Ndërkaq për arrestimin e tij, bëri të ditur se kanë angazhuar edhe avokatin mbrojtës.

    “Ai punon këtë punë ka 45 vite me siguri, sëpari ka punuar babagjyshi, pastaj baba ai e ka trashëgua. Ka ardhë Njësia Speciale me shiku çfarë ka. Ai e punon këtë punë kur i ka pasë 20 vite me babën bashkë. E kemi angazhua, te këqyrim qysh del çfarë del.. S’po më vjen bash mirë por çfarë të bëjmë, gjithkush e ka punën e vet ..”, thotë ai.

    Brenda shtëpisë, ai tregoi pajisjet me të cilat janë kryer përpunimet e armëve.

    “Këtu i ka gjërat që ka punuar, hekura dhe gjëra të tjera, ka punuar edhe mjeshtër i veturave, grepa për të zënë peshqi”, thotë Salih Laqkoviq.

    Lidhur me rastin, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës thanë se do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit, derisa i njëjti ngarkohet për veprën penale “import, eksport, furnizim dhe modifikim të armëve”.

    “Prokuroria Themelore e Mitrovicës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit. Këtu dyshohet se ka qenë një punishte e cila dyshohet se është përdorë për modifikimin e armëve dhe gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve si dhe makina që janë përdorur për modifikim të armëve”, ka thënë zëdhënësi Valon Preteni.

    Gjatë së mërkurës, Policia e Kosovës kreu aksion në ndërtesën e njohur si “Vampirusha” ku në bodrumin e saj hasën në tri mina-hedhës, jelek anti-plumb, helmeta balistike, dy çanta ushtarake, një gazmaskë.

    Për këtë rast, sipas Policisë nuk ka persona të arrestuar./Tëvë1/

    Artikuj të ngjashëm

    Momenti kur dëgjohen të shtënat me armë në ”Muharrem Fejzë”

    Kush mund të blejë armë në Kosovë dhe si parashihen dënimet?

    Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

    Të Fundit

    Rast tragjik në Bërnicë: 15-vjeçari vdes në vetaksident me biçikletë

    Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

    Dy të vdekur pas rrëzimit të avionit trajnues japonez

    Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

    Rriten rastet me fruth në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.