OP/ED

“Kush kah munet me ju ra në fije nuk është”, Thaçi ironizon për çështjen e presidentit: Vakti e han kashten

Shkruan: Shkrimtari Mentor Thaqi

– Ah bre babë, na bukur shpesh jemi shybeli (t´dyshimtë) n´veti, tânë nahijes ia gjâjmë fijen diku e veti kurrkun! – Baba Bardh, ti kur çet n´shèj, gjuen me shumë t´thashme përnjiherë, teslishja jot gjuen rrafall, ec e merre vesh ku e kah e kapë shèjin?! Kallxona pak ma kjartë ku po don me vra se nuk jemi n´damarë t´marrnit vesh! – Po bre babë po i bie ma trup. Du me ju kallxu qysh dimë me e kallxu veten perte se dokem! Du me jau rrfye nji vaki, demek një heça qysh e zgedhshin Myftarin e katunit, demek Kryeplakun e katunit Bregmali. Katuni Bregmal ngjihet bukur fort si katun i pedatun. Katun i mirë boll, me fusha t´mira, me mal t´bollëkshem me turli lisash, prej g´shtâjav, ahishte, bungaja e deri n´pishnaja, me popullatë t´shnoshë, me rini t´pashme e t´shnetçme, po diqysh si fort t´permeçatun e t´karrabythtë nërveti e n´punë t´veta. I popuulluem prej nântë mahallve t´mdha e t´vogla, po edhe do shpi t´ardhnish, do raje e do kolon t´ma hershem e edhe do tjerë. Sa kjem t´pushtuem prej t´pasojve, vuejten si gjerpni ner guri. Lum e lum që u shliruem, po si shpejt harruen e t´ia krisen hiles e haramit me matrapazllëk e faqe t´zeza, si tue e dâmtue malin e vetë, tue e pre rèn e pa rèn, sa n´hile për rèn vade, për rèn t´mledhnit t´gshtâjav e kso punshë t´katunit. Po edhe ma telashe iu dulë kur erdh vakti me e zgedhë Myftarin, demek Kryeplakun e katunit e edhe pleqsinë e katunit, bile as rèni i vad´s nuk kjè ma i sikletshem! Aty krisshin hilet e lujshin brrylas, idhnim e çartje nërveti si haj medet. Shpia e Curr Bregut ish ma e madhja n´mahallë t´vetë, po t´mdha kjènë edhe shpia e Tukzhelve, e Dashshytve, e Malzhegve, se edhe mahalltë i paten ma t´mdha, tjerat kjènë ma t´vogla edhe si shpi e edhe si mahallë e për ato shpitë joshqyptare, ato kjènë ner “sull” t´hyqymetit, diqysh si për hastret n´krejt vilajet! Qysh nisa me ju kallxu, erdh vakti me e zgedhë Pleqsinë bashk me Kryeplakun e katunit. Pleqsinë e zgedhen diqysh, pa shybe që t´fortit si tana heret, e iu vnu njifarë kapaku ksaj pune, po kur erdh puna te Kryeplaku, nisen me nxjerrë firishta përânash, se ky Skyfteri që kje ma heret, nuk e paska pas krye punen qysh iu shkon përshtati shpive t´mdha. Qe besa ai punoj fort për katun, kje i ditun e me shkollë, dijke qysh me pru nihma prej s´nelti e qysh me ia rritë ryben katunit, po hilja ish hi keq, babo. Nisen vizhe-vizhet rrugve e pazarev, po hapun jo bash asnjâni ncëk, çele gur gojen kush. Katuni si katun, demek gjinja e thojshin shpesh se Skyfterin e dojn, âsht i dhânun mas punve t´katunit, po qysh e thash, hile e brryla ishin nxjerrë bukur moti. Nji ditë n´nji mledhim te Lekëshkâmtë, plaku i meçem Zhel Rrahu, tue i pa hilet kish pas folë bukur rrast: – O daijtë e dheut, kush kah munet me ju ra n´fije nuk âsht. Te tana faqet e zeza ini tue i bâ vetë, te tâna gverret verë e dimen, sall dâm ini tuj i bâ katunit, folni keq tinez për Skyfterin që ia ka rritë ryben katunit. Po ani de, delni e lypne nonji çoban, maltar a tuxhar nëpër katun a çkado t´gjoni, masi Skyfterin nuk po e doni, veç se po ju bâj be se shkon Skyfteri e vjen beteri. E ungjen kryet, po sytë ânash tuj jepë shèja e isharete ibrete, nuk i nalen. Qysh mujta me marë vesh, ish kânë pas ardhë prej s´nèlti nji haber se ata tek jânë për Skyfterin, e çka vijke prej s´nèlti, ec e mos ia bân aminin! Nuk i bihet kollaj mohit n´vakt t´ftohtit, babo, se t´ngrihet nërshpina e t´bâhet si bytha e kalit teknefec që kah t´shkon sall pjerdhtë i nihen! “Vakti e han kashten!”, thojke babëgjyshi! …

Artikuj të ngjashëm

Back to top button