sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kush do të jenë kandidatët e LDK’së për komuna, paralajmërohen emra të rinj

    03/07/2021 06:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe Mjekiqi ka paralajmëruar figura të reja për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do mbahen më 17 tetor.

    Ajo tha se një numër i kandidatëve të kësaj partie e  kanë dëshmuar veten dhe të njëjtit do të vazhdojnë prapë, por që do ketë dhe emra të rinj e sipas saj risia më e madhe ishte ajo e Përparim Ramës, kandidati për kryetar të Prishtinës.

    “Nga kandidatët e publikuar nga LDK-ja, një numër i tyre janë kryetarë komunash që e kanë dëshmuar veten sipas të njëjtave sondazhe, dhe kemi marrë vendimin që ata të njëjtit të vazhdojnë me këto komuna, por do ketë dhe figura të reja besoj në komuna tjera, por meqënse nuk janë diskutuar ende, nuk mund të flas për emra të tjerë por që risia më e madhe ishte kandidatura e Përparim Ramës, dhe sidomos me përfshirjen e grave sa më shumë dhe jo vetëm për të përmbushur kuotën, por që  kanë shumë për të dhënë”.

    Mjekiqi konsideron se do ketë rritje të LDK-së, duke shtuat tutje se nuk ka pasur pakënaqësi brenda partisë siç është komentuar, por që respektojnë mendimet e ndryshme nga secili anëtar.

    “Ne besojmë që do të ketë rritje në kuptim të votave nëse e krahasojmë përqindjen totale të mbështetjes që kemi marrë në zgjedhjet nacionale pavarësisht se ajo nuk reflektohet në zgjedhjet lokale. Si përqindje unë besoj që do të ketë rritje, dhe do të synojmë me i mbajtë ato komuna të cilat i kemi qeverisur deri tani dhe pse jo të fitojmë edhe në komuna të tjera”.

    “Unë nuk do të thosha se ka pakënaqësi, por ka mendime të ndryshme dhe jo vetëm për kandidatët të cilët do kandidojnë në zgjedhje lokale, por mendime të ndryshme për reagimet që duhet ti ketë LDK ose qëndrimet tona karshi çështjeve të ndryshme. Pra mendime të ndryshme ka por ajo se çfarë po bëjmë ne është që të shohim përmes sondazheve se çfarë mbështetje ka nga qytetarët”.

    Ajo tha se LDK ka qenë dhe do vazhdojë të jetë konstruktive në secilën çështje të rëndësishme, dhe do jenë kritikuese vazhdimisht.

    “Unë mendoj që LDK si opozitë ka treguar se me të vërtetë ka luajtur një rol konstruktiv dhe siç kemi thënë në fillim. Ne do të veprojmë njësoj edhe sa i përket çështjeve të tjera, por gjithashtu dhe do të kritikojmë dhe kërkojmë që të kemi më tepër informata për procese të ndryshme”.

    Tutje Mjekiqi komentoi punën e qeverisjes Kurti, në aspektin e dialogut duke e cilësuar me raportim të mangët dhe me mungesë informatash.

    “Dialogu është një prej çështjeve më të rëndësishme, pavarësisht se në periudhën parazgjedhore dhe kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në opozitë deklaronte që dialogu nuk është fare priorite, por doli të ishte në rend të parë. Ajo se çfarë kemi parë te Qeveria Kurti gjatë kohës sa i takon dialogut është në përgjithësi mungesë informatash për procesin e dialogut dhe parimet kyçe të këtij dialogu dhe nuk kemi parë të jetë raportuar në Kuvend para nisjeve që kishte në Bruksel”.

    “Ne si LDK  e kemi rolin e paracaktuar sa i takon dialogut, sepse Qeveria e ka rolin kryesor në këtë drejtim sepse jemi parti opozitare në Kuvend, por gjithashtu dhe kemi marrë pjesë në takime joformale të brendshme për qëndrimet tona sa i përket dialogut, pasi është një çështje me interes nacional”, theksoi tutje Mjekiqi./EO

    Artikuj të ngjashëm

    Ish deputeti i LDK-së: Qeveria t’i dëgjojë SHBA-të, të dalë me draft statut për Asociacionin

    Lutfi Haziri tregon se a do të kandidojë për kryetar të LDK-së

    Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në Polac të Skënderajt

    Abazi konfirmon ankesën në FFK: Presim fitore në tavolinë

    Arrestohet i dyshuari për kanosjen e dy personave në Leposaviq

    Escobar: Kurti e ka draftin e Asociacionit, por po e mbanë fshehur

    PSG e shkarkon trajnerin Galtier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.