Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurtishaj flet me shifra: Mijëra qytetarë nga Kosova janë nisur drejt bregdetit të Shqipërisë

    07/06/2025 13:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se këtë verë është shënuar një rritje e madhe e interesimit të qytetarëve të Kosovës për të pushuar në plazhet shqiptare.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurtishaj theksoi se nuk ka braktisje të turizmit nga ana e qytetarëve kosovarë, siç është pretenduar nga disa zëra, por përkundrazi, interesi është në rritje të vazhdueshme.

    “O Zak Topuzi, nuk ka asnjë braktisje të turizmit nga shqiptarët e Kosovës — përkundrazi, po shohim një rritje eksponenciale të interesimit dhe rezervimeve!”, shkroi ai, duke ju referuar polemikave të fundit rreth destinacioneve turistike të preferuara nga qytetarët.

    Ai shtoi se vetëm në dy ditët e fundit, mbi 1,500 pushues nga qytete të ndryshme të Kosovës janë nisur në mënyrë të organizuar drejt destinacioneve turistike në Shqipëri, përmes agjencisë Sharr Travel dhe partnerëve të saj. Destinacionet më të preferuara mbeten Lezha, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Dhërmiu, Jala, Himara, Saranda dhe Ksamil.

    Kurtishaj gjithashtu falënderoi qytetarët për besimin, si dhe partnerët hotelierë dhe institucionet shqiptare për krijimin e një ambienti të favorshëm për zhvillimin e turizmit shqiptar.

    “Faleminderit për qytetarët që besojnë tek ne, për partnerët tanë – hotelet e shumta në Shqipëri, si dhe për Qeverinë dhe pushtetin lokal shqiptar,” përfundoi ai

    Artikuj të ngjashëm

    Publikohen pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski në Durrës

    Pavarësisht çmimeve të larta, kosovarët i mbesin besnik bregdetit shqiptar- mbi dy milionë vizita në shtatë muaj

    VIDEO/ Çfarë ndodh në fund të detit kur bie tërmet, pamjet e rralla

    Të Fundit

    Elon Musk fshin postimin ku akuzonte Donald Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

    Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

    Duka: Fitorja kundër Serbisë, do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

    Kurti e pret në takim ish-presidentin Mesiq: Gjendja në Ballkan shumë më e mirë se para tri dekadave

    Kurti: VATRA, zë i fuqishëm për Kosovën në SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.