Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti pyetet për arrestimin e ish-policit të Kosovës nga Serbia, s’e thotë asnjë fjalë

    11/06/2025 11:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka injoruar gazetarët, teksa ka vazhduar rrugën drejt objektit të Kuvendit për seancën e 30-të me radhë, në përpjekje për konstituim.

    Kurti është pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin nga Serbia të ish-policit Arbnor Spahiut, ndaj të cilit tashmë është caktuar paraburgimi prej një muaj, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.

    Edhe sot, Kurti ka qenë i rrethuar nga mbrojtja e afërt.

    Bashkëshortja e Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë për arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë.

    Ajo ka thënë se Arbnori më shumë se kurrë tani ka nevojë për përkrahje, e që deri më tani të gjitha institucionet kanë heshtur.

    “Kërkoj publikisht që të merrni një qëndrim, të flisni dhe të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar rastin e bashkëshortit tim dhe të tjerëve si ai. Arbnori ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me radhë. Dhe sot, kur ai ka më shumë se kurrë nevojë për përkrahje, është lënë në heshtje. Asnjë institucion nuk ka reaguar. As Presidentja e vendit, as Kuvendi, as askush tjetër. Dhe kjo heshtje është një dhimbje tjetër për familjen time. Nuk po flas këtu vetëm si bashkëshorte. Po flas si qytetare. Sepse nesër kjo mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, nga Qeveria dhe nga të gjitha institucionet që të reagojnë menjëherë. Arbnori duhet të kthehet në shtëpi. Ai nuk është fajtor – ai është një hero i heshtur i këtij vendi”, ka thënë ajo mes tjerash.

    Artikuj të ngjashëm

    Panairi i Librit, Kurti: Inteligjenca rrjedh nga libri

    Distria Krasniqi kualifikohet në finalen kryesore të Kampionatit Botëror

    Irani thotë se bisedimet me ShBA-në janë “të pajustifikueshme”

    Të Fundit

    Panairi i Librit, Kurti: Inteligjenca rrjedh nga libri

    Distria Krasniqi kualifikohet në finalen kryesore të Kampionatit Botëror

    Irani thotë se bisedimet me ShBA-në janë “të pajustifikueshme”

    Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë

    Zjarri përfshinë një nga kullat e Dubait, autoritetet evakuojnë banorët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.