Kreu i VV-së, Albin Kurti para pak minutash në faqen e tij në ‘Facebook’ ka njoftuar për takimin me strukturat në Vushtrri, ku edhe kanë caktuar zyrtarisht kandidatin për kryetar të kësaj komune për zgjedhjet lokale të vjeshtës.
“Dr. Sylejman Meholli e përfaqëson Vushtrrinë në VETËVENDOSJE! dhe VETËVENDOSJE!-n në Vushtrri. Me mbështetjen e qytetarëve dhe me besimin tonë në fitore, ai është kandidati ynë për kryetar të komunës në zgjedhjet e tetorit”, ka shkruar Kurti në profilin e tij.