Lajme

Zjarret në Shqipëri, Rama falënderon shefin e policisë së Delvinës që rrezikoi jetën për të shpëtuar të tjerët

Temperaturat e larta kanë shkaktuara zjarre të shumta ditëve të fundit në Shqipëri.

Rreth kësaj situate, ka shkruar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama i ka falënderuar Forcat e Armatosura shqiptare, të policisë, si dhe krejt ata që u angazhuan në fikjen e zjarreve.

Në veçanti, ai pati një falënderim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Trocin, i cili kishte rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar jetë të tjera.

“Mirëmëngjesi, dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Back to top button