Lajme

Kurti nuk përgjigjet kur do t’i ftojë partitë politike në takim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se kur do t’i thërrasë sërish partitë politike në takim.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti tha se fokusi i tij në këtë moment është te çështjet e energjisë.

“Që këtu jemi për çështje të energjisë”, tha Kurti.

Në anën tjetër Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të thërras seancën konstituive brenda afateve kushtetuese.

Ajo ka thënë se afati për mbajtjen e seancës konstituive mbaron me 7 gusht.

‘’U.D. Presidentja Haxhiu do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë. Kushtetuta përcakton që seanca konstituive e Kuvendit thirret nga Presidenti/tja brenda 30 ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve. Në rastin konkret, ky afat përfundon më 7 gusht”, thuhet në përgjigje

Artikuj të ngjashëm

Back to top button