Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti: Italia një mike dhe aleate e Kosovës

    02/06/2023 07:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në festën për nder të shënimit të Ditës Kombëtare të Italisë.

    Kurti tha se ishin mbledhur për festën kombëtare të një vendi mik dhe aleat të Kosovës, ku nesër, më 2 qershor, në Romë dhe në të gjithë Italinë do të festohet Dita e Republikës në përkujtim të referendumit të mbajtur në vitin 1946, kur populli italian, duke ushtruar sovranitetin e tij, vendosi për formën e qeverisjes dhe shtetit.

    Tutje, shefi i ekzekutivit ka thënë se Kosova e sheh Italinë si një mike dhe aleate se Italia është partneri i dytë më i madh tregtar i Kosovës, pas Gjermanisë, sa i përket eksporteve dhe importeve ndërmjet dy vendeve, dhe se tregtia ka qenë vazhdimisht në rritje, sidomos në vitet e fundit.

    Italia, siç potencoi ai, ishte një vend i një rëndësie të veçantë gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila shpëtoi jetën e qindra mijëra shqiptarëve që ishin shënjestër e sipërmarrjes gjenocidale të Serbisë gjatë regjimit të Millosheviqit.

    “Që nga ajo kohë, ushtarët italianë janë angazhuar si paqeruajtës në Kosovë dhe në shumicën e rasteve kanë mbajtur poste drejtuese në KFOR-in e NATO-s. Gjatë gjithë kësaj kohe ushtarët italianë të Ushtrisë së Karabinierëve janë dalluar në dy aspekte: në trimërinë dhe humanizmin e tyre”.

    Ai tha se vlera e ushtarëve italianë u dëshmua edhe të hënën, në 29 maj, në Zveçan, ku forcat e KFOR- it patën përballë një turmë ku ishin infiltruar elementë të dhunshëm, pjesërisht të ardhur nga jashtë Kosovës, e me synime kriminale.

    “11 ushtarë trima italianë u lënduan, tre prej tyre rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Sot nuk është dita për të folur se cilët janë ata që sulmuan paqeruajtësit, megjithatë një gjë duhet ta themi gjithmonë dhe kudo: ata që sulmojnë paqeruajtësit, sulmojnë paqen”.

    “E di që ka një përpjekje për ta vënë fajin te forcat e KFOR-it apo te ato të Policisë së Kosovës, mirëpo as KFOR-i dhe as Policia e Kosovës nuk ka sulmuar dhe nuk ka prekur askënd, thjesht kanë kryer detyrën duke parandaluar trazirat e porositura nga jashtë e që nuk i interesojnë asnjë qytetari të Kosovës të cilësdo etnie ai qoftë”, tha kryeministri.

    Artikuj të ngjashëm

    FSK në “Qafë të Burrelit” për të kërkuar punonjësin që e mbuloi dheu, Kurti: Kosova përherë e mbështet Shqipërinë

    Kurti e uron kancelarin Merz: Mezi pres të bashkëpunojmë

    620-vjetori i lindjes së Skëndërbeut, Kurti: Një nga shtyllat mbi të cilat është ngritur dhe qëndron kombi shqiptar

    Të Fundit

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje?

    Haradinaj paralajmëron se do ta çojnë VV-në në Gjykatë Kushtetuese: Jemi në konsultime me PDK e LDK

    A do t’i shkonin Osmanit në një takim me të gjitha partitë, kështu përgjigjet Peci

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.