Kthesa e re, Miri ndryshon qëndrimin për Selin
“Do të doja shumë që vajza ime të bëhej si Selin kur të rritej,” ka qenë një nga deklaratat më të komentuara të Mirit gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania 5”.
Nëse ishte i sinqertë asokohe apo thjesht i përfshirë nga emocioni i momentit, këtë ndoshta nuk do ta dimë me saktësi, por një gjë është e sigurt: mendimi i tij ka ndryshuar.
Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ish-banori ka vendosur të flasë hapur, duke sqaruar pozicionin e tij dhe duke u shprehur se nuk dëshiron që vajza e tij t’i ngjajë Selinit.
Gjatë intervistës, ai foli për zhgënjimin e tij nga dinamikat brenda shtëpisë.
Miri e cilësoi pabesinë e Selinit në lojë si një veprim që nuk e priste, duke theksuar se shpresonte për një qasje krejt tjetër në strategjinë e saj, por u përball me një realitet më të ftohtë.
Ai sqaroi se kur i tha ato fjalë në fillim, po i referohej atyre cilësive që ajo shfaqi në ditët e para, të cilat i dukeshin të sinqerta. Megjithatë, pasi pa se çfarë ishte e aftë të bënte Selin në vazhdimësi për hir të lojës, ish-banori e theksoi qartë: ajo mund të ketë vlera, por nuk do të donte kurrë që e bija të mbartte të gjitha cilësitë që ajo tregoi para kamerave.