Analisti politik, Kadri Kryeziu, e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani që ka dalë me konferencë për shtyp dhe jo me dekret refuzues për prokurorin Blerim Isufaj.
Osmani tha sot se nuk e dekreton Isufajn kryeprokuror të shtetit për shkak të shkeljeve ligjore në proces.
“E konsideroj që presidentja nuk ka vepruar mirë rreth ushtrimit të detyrës së saj. Është dashur të bëjë një dekret refuzues, se presidentja ka obligim dhe ka kompetencë të nxjerrë dekrete emëruese dhe dekrete refuzuese”, ka thënë Kastrati në Rubikon të Klan Kosovës.
“Në këtë mënyrë, është mënyrë jashtëkushtetuese për mendimin tim, në bazë të konferencës për shtyp”.
“Nuk e ka bërë me dekret. Quhet dekreti refuzues dhe pastaj në bazë të dekretit refuzues, në të vërtetë ai është një lloj vendimi të cilën e merr pala, përndryshe është shumë simptomatike se si ka mujtë me ardhë deri te kjo, përndryshe, nëse nuk do të kishte bërë ankesë pala tjetër, kandidati tjetër, si do të kishim vlerësuar?