Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryeziu: Njëherë paqe me Serbinë, pastaj njohje reciproke

    14/06/2024 19:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-gjykatësi në Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerësoi se lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, janë fillimisht disa procese që duhet të përfundojnë.

    Sipas tij, në shkallën e parë duhet të ketë paqe mes dy shteteve, e njohja pastaj është një akt formal në të cilin Serbia pastaj i ka disa probleme të natyrës politike dhe juridike për shkak se Kosova është e futur në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, e po ashtu në dispozita normative si krahina autonome e Serbisë bashkë me Vojvodinën.

    “Për njohje reciproke nënkupton që ata duhet së pari t’i largojnë këto dispozita nga pjesa e preambulës, e pastaj të njihet Kosova si shtet i pavarur dhe sovran”.

    “Përkundër kësaj, koncepti i tyre politik dhe strategjik është që ata kanë deklaruar disa herë që nuk e njohin Kosovën, pa marrë parasysh se çka ndodh në vendin tonë, por problemi është që ata kanë për detyrë që të mos e pengojnë Kosovën në integrimin evropian e mekanizma ndërkombëtarë, siç është NATO e Këshilli i Evropës, e pastaj edhe në OKB”, deklaroi Kryeziu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-gjyqtari Kryeziu thirrje Presidentës: T’i thërras partitë politike

    Kryeziu: Asllan Sllamniku, njeriu më i besueshëm i Serbisë – ishte i deleguar nga Federata Jugosllave

    Kryeziu: Kryetarët në veri duhet të japin dorëheqje, me peticion zvarritet procesi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.