Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetari i SBASHK-ut: Qeveria e Kryeministrit Kurti i urren sindikatat

    28/05/2024 11:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj me anë të një komunikate për media ka thënë se Qeveria Kurti është duke e ngulfatur vendin në emër të dialogut dhe gjendjes në Veri.

    Jasharaj ka kujtuar se nuk i takon që të flasë për çështjet politike, por e ka parë të arsyeshme që të shkruaj për vendimet që ka marrë Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

    Ai më tej ka thënë se Qeveria Kurti i urren sindikatat.

    Reagimi i plotë:

    Qeveria në emër të dialogut të jashtëm, po ngulfat dialogun e brendshëm

    Nuk është e imja të bëj analizë të dialogut të jashtëm të Qeverisë e as të veprimeve të saj në Veri, por këto po i përmend për të theksuar se Kurti dhe Qeveria e tij në emër të dialogut të jashtëm dhe veprimeve dhe gjendjes në Veri ka ngulfatur dialogun e brendshëm dhe ka zhvilluar luftë të vazhdueshme të për shuar sindikatat dhe këtë detyrë e ka marrë nga Kurti ministri Murati.

    Ky ministër i urren sindikatat dhe bëri çmos që t’i shuaj ato me përpjekjet fillestare bashkë me Kurtin që të krijojnë tronditje brenda sindikatave dhe të sjellin udhëheqës sindikalë që janë njerëz të tyre. Po ta kishin arritur këtë , atëherë Qeveria do të zhvillonte përditë takime me ta , do të fotografoheshin dhe ata udhëheqësit sindikalë të shitur do të ngritnin në qiell Qeverinë duke gënjyer për të. Qeveria Kurti dështoi në këtë përpjekje dhe prandaj SBASHK-u dhe disa nga sindikatat tjera u janë bërë halë në sy dhe nuk pushuan me luftën kundër tyre. Ministri Murati kishte shpresë se me platformën e Kosova do t’i gjunjëzonte sindikatat duke menduar se anëtarësia do të hezitonte të regjistrohej sepse edhe procedurat janë të koklavitura. Duhet pranuar se me këtë veprim, të vetmin në Evropën demokratike, ai arriti të godas rënd disa nga sindikatat sepse anëtarësia e tyre në numër të vogël është regjistruar në këtë platformën e Hekuranit dhe në mungesë mjetesh ato vështirë se mund të funksionojnë dhe rrezikojnë të shuhen. Hekurani syrin e kishte të SBASHK-u për ta shuar, por i shkoi plani huq sepse në këtë platformë u regjistruan me mijëra anëtarë e po vazhdojnë të regjistrohen sepse ata kanë besim të plotë në sindikatën e tyre. Hekurani duke e parë këtë realitet u inatos dhe bëri tash një veprim tjetër qindra anëtarëve të regjistruar nuk ua ndal kuotën sindikale. Kjo është goditje e radhës e tij, por pa rezultate.

    Ministri Murati në vend të këtyre goditjeve duhet ta kryej detyrën e tij e të mos e ngulfat dialogun e brendshëm, por të riaktivizojë Këshillin Ekonomik Social dhe përmes tij edhe të krijohen kushtet që të nënshkruhet Marrëveshja Kolektive , e cila vetëm në Kosovë, krahasuar me vendet e Ballkanit e Evropës , mungon . Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati duhet të pajtohen se këto janë sindikatat në Kosovë dhe këta janë udhëheqësit e tyre që janë zgjedhur me votën e anëtarësisë dhe se vetëm kjo votë mund t’i shkarkojë ata dhe të nis me dialogun e sinqertë me ta duke shqyrtuar kërkesat e anëtarësisë e duke i zgjedhur e realizuar ato.

    Prishtinë, 28 maj 2024 ,

    Rrahman Jasharaj , SBASHK 

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e arsimit në Viti nesër protestojnë para Qeverisë

    Jasharaj: Nëse Qeveria Kurti na injoron, mos të paraqitet pastaj e hutuar edhe e pikëlluar kur të vijmë deri te grevat

    Jasharaj: Viti i ri shkollor do nis me telashe për furnizimin me libra

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.