Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetari i Kukësit për masat në kufi: Vendim i shfrenuar i Kosovës, uroj të rishikohet

    25/01/2022 11:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkia e Kukësit ka dalë në mbështetje të protestës që bënë qytetarët në pikën kufitare të Morinës të hënën. Duke folur për mediat, kryetari Safet Gjici u shpreh se vendimi i Kosovës për rregullat anti-covid në kufi është i “shfrenuar”.

    Ndërsa përmend marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve për banorët që jetojnë në zonën e kufirit, Gjici shtoi se bashkia do t’u nisë nga një shkresë qeverive përkatëse.

    “Bashkia Kukës në mbrojtje të qytetarëve të Kukësit. E dimë sa lidhje ka miqësore dhe jo vetëm me Prizren. Por mbi të gjitha shumë kuksianë punojnë në Prizren, bëjnë biznes në Prizren, i marrin thuajse të gjithë furnizimet nga aty. Më duket një vendim i shfrenuar. Ne kemi pasur disa marrëveshje mes dy qeverive në nëntorin e kaluar për t’i lehtësuar në aspekte të tjera banorët që janë në zonat kufitare.”

    Kryebashkiaku i Kukësit tha se uron që Kosova ta rishikojë vendimin pasi po po ndëshkohen qytetarët kuksianë.

    “Uroj që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë vendim sepse realisht ndëshkon shumë qytetarë kuksianë. Me të drejtë, të vetorganizuar kanë bërë protestë, do t’u nisim një shkresë dy qeverive dhe urojmë që të merret një vendim dhe të hiqen këto kushte të rënda kufizuese. Kur një qytetar kuksian i ka dy vaksina të bëra, dhe s’kanë kaluar 6 muaj, nuk kanë pse të bëjnë një të tretë.”

    Pas protestës së bërë ditën e djeshme në Morinë reagoi ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Në reagim sillej në vëmendje se masat janë vendosur duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend. Ndërsa, sa i përket dozës së tretë që kërkohet në kufi, MSH e Kosovës kujton se në rastet kur nuk janë bërë gjashtë muaj mund të kalohet me dy doza plus një test PCR negativ. /abcnews.al/

    Artikuj të ngjashëm

    Safet Gjici e lë përkohësisht qelinë, shtrohet në një spital privat në Tiranë

    Skandali seksual në zyre, SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për Safet Gjicin

    Gjykata e Posaçme lë në burg Safet Gjicin

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.