Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Skandali seksual në zyre, SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për Safet Gjicin

    12/01/2024 12:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    SPAK ka dhënë konkluzionet përfundimtare për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Prokuroria e Posaçme kërkon 4 vite e 6 muaj burg për Gjicin si dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. (Me gjykim të shkurtuar 3 vite burg për Gjicin)

    Kujtojmë se ky i fundit u arrestua më 24 Qershor të vitit të kaluar i akuzuar për korrupsion pasiv, pas publikimit të një videoje me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen, Alma Kaçi.

    Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga Bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një nga vartësit e tij që të merret me dokumentacionin që do i dorëzonte Kaçit.

    Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak. Mësohet se për Kaçin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit e gjysmë heqje lirie. Seanca e radhës do të mbahet më 25 Janar. /TV Klan

    Artikuj të ngjashëm

    Safet Gjici e lë përkohësisht qelinë, shtrohet në një spital privat në Tiranë

    Gjykata e Posaçme lë në burg Safet Gjicin

    Sot u vu në pranga, çfarë akuze rëndon mbi Safet Gjicin

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.