Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryeministri britanik, Sunak: Ushtarët tanë po e ruajnë paqen në Kosovë

    23/12/2023 14:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri britanik, Rishi Sunak përmes një video të publikuar në platformën “X”, ka thënë se ushtarët e tyre janë duke i bërë krenar.

    Ai ka përmendur Kosovën, duke thënë se ushtarët britanik po japin kontributin e tyre për ruajtjen e paqes.

    Këtë vit, forcat tona të armatosura të shkëlqyera na kanë bërë krenarë edhe një herë. Ndërsa flas, trupat britanike janë atje në të ftohtë duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Estoni dhe duke ruajtur paqen në Kosovë”, ka thënë Sunak.

    Kujtojmë se rreth 200 ushtarë britanikë kishin arritur në Kosovë pas sulmit terrorist që kishte ndodhur në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ngriti alarmin se Millan Radojiçiq dhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile po përgatiten për sulme ndaj Kosovës.

    Pas sulmit në Banjskë, Millan Radojiçiq u lirua në kohë rekorde, por ai po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në Kosovë bashkë me disa pjesëtarë të Mbrojtjes Civile”, ka thënë Kurti në konferencë. 

    Artikuj të ngjashëm

    Sunak thotë se marrëveshja e propozuar e armëpushimit është lajm i mirëpritur

    Ministri britanik i zbathur në tren, Sunak do të bisedojë me të

    Partia në pushtet e Rishi Sunak pëson humbje të mëdha në zgjedhjet lokale britanike

    Të Fundit

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.