Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetari i FRLDK-së në Deçan publikon kërkesat që janë bërë në seancën e Kuvendit Komunal

    29/09/2023 20:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së së degës së Deçanit, Vatan Istrefaj ka publikuar sot kërkesat dhe propozimet që i bëri gjatë seancës së Kuvendit Komunal në Deçan, shkruan GazetaDemos.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka cekur se ky kuvend tashmë do të jetë edhe live, që qytetarët ta mund ta ndjekin çdo seancë.

    Istrefaj tutje listoi edhe kërkesat dhe prpozimet e tjera që i tha gjatë seancës.

    Postimi i plotë i tij:

    Seanca e ditës së djeshme, filloj me transmetimin live të Kuvendit Komunal të Deçanit, ngjarje e cila po praktikohet për herë të parë dhe ndihem i lumtur që kjo kërkesë e imja u realizua, dhe qytetarët e Deçanit do i ndjekin të gjitha seancat, debatet dhe të gjitha vendimet që janë me interes për qytetin tonë.

    Ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe projektbuxheti i vitit 2024 – 2026. Në buxhetin e vitit paraprak ka qenë në projekt elektrifikimi për Bjeshkën e Strellcit por ky projekt është larguar nga kryetari duke i lajthitur qytetarët e atij lokaliteti dhe Kuvendin Komunal.

    Pika e dytë ishte loti i III për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatrat Strellc i Epërm, Strellc i Ulët, Lukë e Ulët etj…

    Në vitin paraprak ka qenë i njëjti emërim por rruga ka mbetur ende pa asfaltuar në këtë lokalitet, dhe shpresojmë që të mos mbetet edhe kësaj radhe vetëm zotim i kryetarit.

    Investimet për shëndetësinë primare për vitin 2024, me vetëm 25 mijë euro, tregon që Komuna nuk e ka prioritet shëndetësinë për banorët e Deçanit.

    Poashtu, kërkesë e imja ishte që të shfrytëzohet vendimi i kryetarit dhe zbatimi i rregullores komunale me datë 31.07.2019 për caktimin e orarit të punës për subjekte afariste në Komunën e Deçanit. E diela ose ndonjë ditë tjetër të jetë ditë pushimi në Komunën tonë, kërkesë e qytetarëve dhe afaristëve të Komunës së Deçanit.

    Kërkesa ime mori përkrahje me unanimitet nga Kuvendi Komunal dhe tani mbetet në dorë të kryetarit që t’a shfuqizojë vendimin dhe e diela të jetë ditë pushimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Ishte në arrati, arrestohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Deçan

    Të dielën në Deçan organizohen homazhe për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit

    Vrasje në tentativë në Deçan: Dyshohet se një person u sulmua me kallashnikov

    Të Fundit

    E rëndë: Ky është i riu Ardit Beshiri që humbi jetën nga rrëshqitja e dheut

    Rama: Jemi duke e bërë robotin në Prishtinë, do t’i ndërtojë 600-1000 tulla në ditë nga materialet e reciklueshme

    Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

    U largua nga skena pas një aksidenti – Flet Osman Azemi, tregon si e ka gjendjen

    Këto janë fjalët e Papës së ri: Kisha duhet të sjellë dritë në botën e errët të sotme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.