Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s

    14/03/2023 12:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës  nën udhëheqjen e presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, ndodhet në Kigali të Ruandës për të marrë pjesë në Kongresin e 73-të të FIFA-s, i cili do të mbahet të enjten. Siç dihet, ky kongres është zgjedhor, me presidentin aktual, Gianni Infantino, si kandidatin e vetëm për mandatin e ri katërvjeçar.

    Krerë të të gjitha federatave janë takuar në kuadër të këtij kongresi, teksa presidenti Agim Ademi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka janë takuar edhe me presidentin e Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc.

    Ky i fundit shprehu kënaqësinë e tij për marrëdhëniet e mira mes dy federatave dhe për rolin e rëndësishëm që FFK ka në futbollin ndërkombëtar.

    Blanc në një intervistë të fundit për gazetën zvicerane “Blick”, duke folur për grupin kualifikues ka thënë se përballja me Kosovën është një duel mes miqsh. Ai ka thënë se në Zvicër ekziston një komunitet i madh kosovar, i cili është shumë mirë i integruar.

    Ai po ashtu ka përmendur faktin se pjesë e kombëtares së Zvicrës janë edhe disa lojtarë me rrënjë nga Kosova. Blanc ka thënë se Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të ngushta në të gjitha nivelet dhe sipas tij kjo është arsye që dy ndeshjet kualifikuese kundër Kosovës i sheh jo vetëm si garë sportive por edhe si festë.

    E në takimin e tyre të sotëm, presidenti Ademi e falënderoi presidentin Blanc për vlerësimin e tij ndaj FFK-së dhe për kujdesin që ai ka treguar për ekipin tonë kombëtar. Ai shprehu shpresën se përveç ndeshjes kundër Zvicrës, bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje do të kenë mundësinë t’i shohin lojtarët tanë edhe në Kampionatin Evropian 2024, që do të mbahet në Gjermani, ku po ashtu kemi komunitet të madh të bashkatdhetarëve.

    Presidenti Ademi gjithashtu theksoi se, në përgjithësi, ky takim ishte një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes tri federatave të futbollit.

    Kreu i FFK-së shprehu shpresën që Kosova e Zvicra do të kualifikohen bashkërisht në Euro 2024, teksa uroi që një sukses të tillë ta arrijë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

    Ai tha se FFK është duke punuar maksimalisht në këtë drejtim për arritjen e suksesit historik, teksa përmendi edhe formën e mirë që po kalojnë futbollistët në klubet e tyre.

    Do theksuar se para Kongresit të FIFA-s, në Kigali, do të mbahen edhe shumë sesione tjera, në mesin e të cilave edhe takimi i UEFA-s me federatat e saj anëtare, derisa delegacioni i FFK-së do të ketë edhe takime me delegacione të federatave tjera.

    Artikuj të ngjashëm

    Kombëtares i shtohet një futbollist i ri

    Shtyhet pësëri finalja e Kupës së Kosovës, shkak u bë një arsye e veçantë

    FFK merr masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve: Ademi kërkon veprim konkret nga Këshilli Mjekësor

    Të Fundit

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.