Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi i PSD-së: Konjufca thotë nuk ka Asociacion, po e rren veten

    09/05/2023 08:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka folur në lidhje me deklaratën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili i tha BE-së se Kosova do t’i thotë mirupafshim dialogut nëse kërkohet Asociacioni.

    Sipas Krasniqit, kjo deklaratë e Krasniqit është një gënjeshtër. Ai tha se Kosova veçse ka hyrë në procesin e krijimit të Asociacionit.

    “Nuk ka për mua asnjë rëndësi propaganda që e bën Glauk Konjufca. Mos të harrojmë asnjë moment që jo shumë kohë më herët Glauk Konjufca ka thënë se nuk do të ketë Asociacion as asi, as kësi. Tash unë t’i besoj të njëjtit njeri që sot thotë do të tërhiqemi, është me e rrejtë veten më shumë sesa me i besu atij. Kështu që mendoj që nuk ka më asnjë vlerë se çka thotë Glauk Konjufca dhe faktikisht se çka thotë në përgjithësi pushteti sot, sepse çka është e qartë është se ata kanë hyrë në procesin e krijimit të Asociacionit”, ka thënë Krasniqi në Edicioni Special në Klan Kosova.

    Madje Krasniqi tha se shkarkimet e Qeverisë Kurti në lidhje me draft-statutin janë pjesë e strategjisë së VV-së, për t’u dukur kinse janë duke e bërë të pamundurën për ta nxjerrë më të mirën.

    “Kanë mundur ta shkarkojnë edhe më herët, por e pritën këtë draft. Këta e kanë ditur që deputetja e Vuçiqit ka qenë aty para se ta bëjnë draftin. Pra krejt këto shkarkime janë pjesë e filmave që këta i kanë bërë vazhdimisht që gjoja jemi duke e bërë rezistencën më të madhe dhe veprimet më të mëdha për ta nxjerrë më të mirën. Kjo ka qenë strategjia e tyre prej fillimit për publikun, se në relacion me Serbinë i kanë pranuar të gjitha”, ka shtuar Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Sejdiu: Kurti s’pranon që bashkëpartiakët të kenë më shumë autoritet

    Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

    Molliqaj: Refuzimi i Kurtit është i drejtë, por propozimi i LDK-së është rrugë e pamundur

    Të Fundit

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

    Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri

    Nis takimi i presidenten me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.